Kjo është një praktikë që përdoret nga shumë gra në sallën e lindjes dhe mund të konsiderohet si një shpëtim kur vjen puna tek lehtësimi i dhimbjeve të lindjes duke qënë se i redukton ndjeshëm ato.
Duke qënë kështu gruaja ka mundësi të pushojë pak për të rimarë forcat por këto dhimbje do të rikthehen në momentin që efekti bie dhe duhet aplikuar sërish.
Kjo praktikë kryhet vetëm nga anestezisti i cili ka vendosur një tub në shpinën e nënës dhe nëpërmjet tij fut në trup anestezikun.
Pese kuriozitete rreth epiduralit:
Epidurali u zbulua në vitin 1931 nga mjeku Achille Mario Dogliotti dhe natyrisht në ditët e sotme materialet janë sofistikuar edhe më tej.
Medikamentet që përdoren janë më pak toksike dhe më tepër të fuqishme, shkruan Për nënat, transmeton Gazeta Shneta.
Quhet epidural apo anestezi peridurale sepse kryhet pikërisht në zonën epidurale (në gjuhën italiane, pasi mjeku që e zbuloi ishte italian) dhe në gjuhën tonë kjo quhet zona intratrakeale. Është një anestezi që bllokon vetëm disa zona të trupit.
Ndër komplikimet e epiduralit mund të jenë infeksionet lokale, pra në një zonë të caktuar, alergjia ndaj medikamenteve të përdorura dhe problemet në koagulimin e gjakut, transmeton Gazeta Shneta.
Në disa vende të botës epidurali përdoret garantohet për nënat 24 orë në 24, megjithatë jo të gjitha strukturat e mundësojnë pa pagesë.
Në vendin tonë mund të praktikohet përgjithësisht vetëm në strukturat private.
Epidurali favorizon një kontroll më të mrië të dhimbjes dhe mundëson që gruaja njëkohësisht të ndiejë kontraksionin. Gruaja do të përjetojë më pak stres gjatë lindjes. /Gazeta Shneta/