Kur një vajzë katërmbëdhjetë-vjeçare u sëmur dhe papritmas zbuloi disa vija të errta rreth qafës, nëna e saj u shqetësua dhe e coi tek mjeku. Pas vizitës, mjeku konfirmoi se kjo simptomë ishte diçka shumë serioze.
Vajza vuante nga etja e pakontrollueshme, urinimi i shpeshtë, ndryshimet në humor dhe dhimbje koke të shpeshta. Këto simptoma, së bashku me vijat e errëta rreth qafës së saj, alarmuan mjekun, i cili mati nivelin e sheqerit në gjakun e vajzës. Ai zbuloi se vajza vuante nga diabeti i tipit 2, i cili zakonisht shfaqet vetem tek të rriturit mbipeshë, pasi qelizat e yndyrës janë rezistente ndaj efekteve të insulinës, duke shkaktuar një rezistencë më të madhe ndaj insulinës në përgjithësi. Në përpjekje për të luftuar këtë çekuilibër, pankreasi prodhon më shumë insulinë se normalisht. Me kalimin e kohës, kjo dëmton pankreasin dhe çon në gjendje të rënduar shëndetësore. Nëse diabeti i tipit 2 mbetet i patrajtuar, ai mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe / ose sëmundje të veshkave.
Kur trupi i njeriut fillon të prodhojë më shumë insulinë, lëkura prodhon vija të errëta në mënyrë tipike, në qafë, sqetulla, nën gjinj dhe / ose në ijë. Këto vija janë paralajmërim se duhet të bëni një vizitë tek mjeku.