Tanimë kanë nisur që edhe personelët mjekësorë që të denoncojnë situatën e krijuar në spitalet shqiptare.
Kësaj radhe ka dalur në një denoncim publik para kamerave infermieri Frrok Bardhi i cili tregon për kushtet e mjerueshme të urgjencës në Tiranë. Frroku kishte shërbyer në këtë institucion për 15 vite me radhë.
Derisa pas kësaj dalje publike infermierin Frroku e quajnë shumë persona si ‘’heroi im’’. Por, a ka pasur ndonjë kërcënim për të dhe çfarë ka ndodhur me të pas më shumë se një viti denoncim?
Frroku ka folur gjerë e gjatë rreth shumë gjërave në Urgjencën e Tiranës për Gazeta Shëndeti, i cili thotë se jo vetëm që është larguar nga puna por edhe e kërcënojnë duke ju përzier edhe në jetën private.