Kërcënoi me armë në Gjinekologji të QKUK-së, arrestohet nga Policia

2017-03-08 në ora 13:40

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një mashkull në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur punëtorët e sigurimit të repartit të gjinekologjisë në QKUK.

I njëjti edhe i ka kanosur me armë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.