Ardit Gashi, 19-vjeçar nga Ferizaj është diagnostikuar me leukemi akute.
Arditi për momentin është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por për shërimin e tij po kërkohet ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit.
Familja po kërkon ndihmë për të paguar trajtimin i cili do të kushtojë 200 mijë euro.
Më poshtë janë të dhënat ku mund të kontribuoni nëpërmjet llogarisë bankare. /Gazeta Shneta/