Kërkohet përkrahje shëndetësore për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës

2017-03-02 në ora 10:21

Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa, priti sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari dhe Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdha, me të cilët biseduan për mundësitë e përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë për këto kategori.

Zëvendësministri Musa tha se MSh do të punojë në harmonizimin e akteve nënligjore në pajtim me ligjin, që për qëllim kanë trajtimin adekuat shëndetësor për këto kategori.

Kryetarët e shoqatave u shprehën falënderues për angazhimin dhe u pajtuan që në mes MSh-së dhe dy shoqatave të rritet bashkëpunimi me qëllim të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.