Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërkohet shkarkimi i Iljasa Fazliut nga shërbimi i logopedisë në QKUK

Lajme 24/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social ka kërkuar shkarkimin e Iljasa Fazliut nga shërbimi i logopedisë në QKUK, pas skandalit ku ai u arrestua për abuzimin me një fëmijë.

Kjo qendër ka vlerësuar se rikthimi në punë i Fazliut nga SHSKUK paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve dhe precedent të dëmshëm, transmeton Gazeta Shneta.

“Rikujtojmë se abuzimet ndaj fëmijëve, sidomos të fëmijëve me autizëm të cilët paraqesin një nga shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë, kanë pasoja afatgjate në shëndetin e tyre mendor. Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çkamund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se SHSKUK asnjëherë nuk e ka suspenduar nga puna Fazliun, ndonëse i njëjti u arrestua dhe u mbajt në paraburgim. Ai vetëm u pezullua nga Komisioni Disiplinor deri në vendimin për rikthim në punë.

Reagimi i plotë nga Qendra për Informim:

TË SHKARKOHET ABUZUESI, ILJASA FAZLIU

Në fund të nëntorit është publikuar një video* e logopedit Iljasa Fazliu , në të cilën qartazi mund të shihet abuzimi i tij ndaj një fëmiu me autizëm në klinikën private “AAR LOGO PLUS”. I njëjti ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë pa pasur licencë nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ashtu siç kërkohet për të praktikuar punën logopedët. Pas zbardhjes së rastit, Iljasa Fazliu është ulur nga pozita e U.D. dhe është arrestuar për shkelje të Ligjit të Shëndetësisë, ku është mbajtur në paraburgim për një kohë.

Sot, ndonëse faktet për abuzimin e ushtruar nga Iljasa Fazliu janë publike dhe të padiskutueshme dhe i njëjti është ende nën hetime si dhe ende nuk ka pranuar licencën e tij nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ai vazhdon të punojë në ShSKUK si logoped.

Vendimi i kthimit i të Iljasa Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe precedent të dëmshëm. Rikujtojmë se abuzimet ndaj fëmijëve, sidomos të fëmijëve me autizëm të cilët paraqesin një nga shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë, kanë pasoja afatgjate në shëndetin e tyre mendor. Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çkamund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme.

Për ne, kjo është e pa pranueshme. Si shërbim i cili duhet të ketë në qendër nevojat e pacientëve, e jo të ruajë abuzuesë të cilët mbulohen nën petkun e profesionistit, ShSKUK ka për obligim që të sigurojë standardin më të lartë të shërbimeve të cilat ofron. Andaj, ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut nga ShSKUK dhe të komisionit disiplinor të cilët e kanë mundësuar kthimin e tij. Këto shkarkime janë të domosdoshme për të ofruar një hapësirë të sigurt të punës dhe për të rifituar besimin e qytetarëve. Çdo hap tjetër është i pa pranueshëm.

Artikulli paraprakTevide Imeri: Nëse koeficienti është nën 120 Euro atëherë do të ketë rebelim
Artikulli i rradhës Mjeku e rrah një punëtor në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

29/01/2023 Lajme

IPK-ja: I dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë Kosovë dyshohet se ka qëlluar vetën

29/01/2023 Lajme

Një viktimë dhe tre raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

29/01/2023 Lajme

74 raste aktive me Covid në Kosovë

28/01/2023 Lajme

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë kishte sulmuar edhe policinë

28/01/2023 Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

28/01/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.