Me anë të këshillave që ju drejtohet nënave të reja, këtë herë mamia Razije Musa tregon sa duhet të jeni të përkushtuar ndaj punëve të shtëpisë ku prezent janë edhe fëmijët.
Në rrjetin social “Facebook”, mamia tregoi se nënat shqiptare janë të përkushtuara ndaj punëve të shtëpisë, e kjo i bënë ato të jenë më të stresuara.Mirëpo, a duhet të jeni aq shumë, zbulojeni në postimin e saj shkruan GazetaShneta.
Postimi i plotë:
SHTËPIA JUAJ LE TË KETË ATMOSFERË FËMIJËSH…
Të dashura nana, unë sapo u ktheva nga Londra në Kosovë, atje vizitova një nanë me të cilën kisha punuar dhe vërejta diçka që në Kosovë rrallë e shoh.
Sapo u hap dera shiheshin lodrat në tokë, një zhurmë që vinte nga dhoma e që ishin fëmijët, disa rroba që ishin bërë gati për tu vendosur në dollape e gjëra të tjera.
Ardhja ime nuk e kishte preukupuar nanën, ajo me shumë dashuri më priti pa u preukupuar se si dukej shtëpia.
Në fakt vërejta se ajo dukej më e relaksuar dhe ishte në rregull me lodrat e shpërndara nëpër dhomë.
Kur e pyeta se a të pengon rrëmuja, më tha se fëmijët janë të vegjël njëherë dhe se ajo asnjëherë nuk i lëviz lodrat pa fjetur fëmijët.
Ajo që dua të apeloj është që të keni më pak stres rreth shtëpisë e rregullit.
Higjiena është e domosdoshme por fëmijët tuaj nuk kanë nevojë për një nanë perfekte, ata kanë nevojë për një nanë të lumtur e të përkushtuar.
Diku lexova që nënat shqiptare janë ranguar si nënat më të përkushtuara gjë që nuk e dyshoj, por mendoj se përkushtimi duhet të jetë me arsye dhe në përputhje me nevojat tuaja dhe të fëmijëve tuaj.
Shijoni ditët kur fëmijët tuaj janë ende pranë lodrave dhe i keni afër, më vonë shtëpia juaj do shkëlqej por nuk do ketë gjallëri të njejtë.
Me dashuri,
Razija./GazetaShneta/