Nëse jeni pranë moshës 40 vjeç duhet me patjetër të filloni kujdesin ndaj lëkurës suaj. Disa këshilla vijnë më poshtë:
Mos përdorni shumë grim!
Njëra nga shenjat e pleqërisë është shfaqja e rrudhave dhe shenjave të tjera në fytyrë, andaj shumica e femrave përdorin më tepër grim për t’i mbuluar këto shenja, mirëpo një gjë e tillë nuk rekomandohet nga profesionistët, pasi që grimi ndikon në përkeqësimin e rrudhave në fytyrë, duke i bërë edhe më të dukshme, transmeton Kosova Sot Online.
Produktet kundër plakjes
Natyrisht, as produktet kundër plakjes nuk mund ta ndalojnë këtë proces natyror, mirëpo përdorimi i maskave për fytyrë, pastruesve dhe produkteve të tjera për kujdes ndaj lëkurës, pa dyshim që ndikon në ngadalësimin e procesit.
Hidratimi i lëkurës
Hidratimi i lëkurës është një mënyrë e mrekullueshme për të bërë që lëkura juaj të duket më e freskët, më e re dhe më e shëndoshë. Këtë gjë mund ta bëni nëpërmjet mënyrave të ndryshme.
Ndërsa, njëra nga mënyrat më të përshtatshme është konsumimi i lëngjeve të mjaftueshme brenda një dite. Uji është bazë për një gjë të tillë, mirëpo një sasi të konsiderueshme lëngjesh mund ta merrni edhe nga ushqimet e ndryshme, kryesisht pemët.
Përdorni krem nate
Zakonisht, kremi i natës duhet të përdoret që prej viteve të njëzeta, mirëpo nëse ju ende nuk keni filluar me përdorimin e tij, tani është momenti i duhur.
Përzgjidheni një krem të përshtatshëm kundër plakjes, që është i dizajnuar për përdorim gjatë natës. Këto produkte janë të dizajnuara në mënyrë të veçantë për ta parandaluar plakjen.
Mos e harroni kremin për mbrojtje nga dielli
Ju duhet ta përdorni kremin për mbrojtje nga dielli çdo ditë, pa marrë parasysh a jeni pesë apo dyzetepesëvjeçare!
Dielli luan një rol shumë të madh në shfaqjen e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, andaj është më shumë se e rëndësishme që ta ruani lëkurën nga kontakti me diellin.
Kurrë nuk është vonë të filloni, andaj edhe nëse nuk e keni përdorur deri më tani, filloni menjëherë me përdorimin e kremit për mbrojtje nga dielli. /albeu.com/