Këshilla për nënat e reja: Gjërat që nuk duhet të bëni me bebet tuaja

2018-01-05 në ora 17:41

Për shkak të eksperiencës së re, një numër i konsiderueshëm i nënave të reja mund të bëjnë gabime me foshnjet e tyre.

Megjithatë, ekziston  edhe një udhëzues për këtë problem, bazuar në mendimet e ekspertëve, transmeton Iliria News Agency.

Cilat janë 8 veprimet që nuk duhet të bëni me beben tuaj?

 

  1. Mos e injoroni. Bebet nuk qajnë nga inati dhe mbi të gjitha nuk qajnë për të tërhequr vëmendjen. Ajo qënie e vogël është plotësisht e pambrojtur dhe ka nëvojë për nënën dhe babain.
  2. Nuk duhet ta lini të qajë derisa ta zërë gjumi. Kjo lidhet me pikën e parë, bebi nuk qan për t’u argëtuar. Doni ta mësoni të vetëqetësohet? Ka plot mënyra të tjera për ta bërë këtë dhe nuk është nevoja të përdorni këtë metodë kaq ekstreme.
  3. Fëmija nuk duhet të shkundet asnjëherë (tundet me forcë). Kjo mund të shkaktojë dëmtime në trurin e fëmijës dhe për pasojë të ketë probleme në të folur, gjakderdhje, vonesë mendore, dëmtime në dëgjim, qafë dhe kolonën vertebrale. Në disa raste mund të shkaktojë edhe vdekjen.
  4. Gaboni duke mos e mbajtur fëmijën në krah. Ai kalon 9 muaj brenda barkut tuaj dhe kështu në krahët tuaj do të ndihet i qetë dhe i sigurt. Kryesisht deri në muajin e 18 të jetës kontakti me nënën është tepër i rëndësishëm.
  5. Nuk duhet ta gjuani. Dhuna nuk është zjidhja e problemeve dhe as mënyra e duhur për ta bërë fëmijën të kuptojë diçka. Ta bëni fëmijën t’ju bindet nga frika do të jetë rruga që do ta çojë atë në gabim, do ta bëjë atë jo të aftë të kuptojë gjërat e gabuara nga ato të sakta.
  6. Nuk duhet ta vendosni të flejë përmbys. Sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë do të favorizohet ndjeshëm në këtë rast pasi fëmija rrezikon të mbytet.
  7. Mos e lini vetëm. Kjo nuk i bën ata të mësojnë të jenë të pavarur, rezultati do të jetë komplet ndryshe. Ai do të ketë më shumë nevojë të ndihet i sigurt dhe do të vuajë nga ankthi. Kjo do të shprehet me anën e të qarave të pangushëllueshme.
  8. Nuk duhet ta mësoni të flejë vetë. Kjo do të ishte komplet e panevojshme duke qënë se ai ka shumë nevojë të qëndrojë pranë jush dhe zakonisht ka nevojë të flejë në krahët tuaj, ndërsa ju e përkëdhelni.