Mjekët kanë dhënë disa rekomandime për personat që janë të prekur nga gripi.
Në këshillat që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të sëmurëve me grip iu rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Gazeta Shneta.
Nëse jeni të sëmurë me grip:
– Qëndroni në shtëpi – Qëndroni veç nga të tjerët – Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
– Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini – Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi
– Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj – Evitoni kontaktet me njerëzit