Këshilla prej psikiatrit: Mos i lejoni fëmijët ta përdorin telefonin para moshës 11 vjeçare

2018-08-06 në ora 21:11

Një psikiatër i njohur vlerëson se prindërit vazhdimisht duhet të jenë të paralajmëruar të mos iu japin fëmijëve të tyre telefona të mençur para se të dalin në shkollë të mesme.

Dr. Jon Goldin ka pohuar se shumica e prindërve janë duke u ndjerë të detyruar t’iu blejnë fëmijëve telefona të mençur në mënyrë qët ë rinjtë të mos lihen anash nga shoqëria në shkollë, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se arsyeja se përse fëmijët nuk duhet përdorur telefon të mençur është për shkak se rrjetet sociale janë duke i bërë fëmijët të shqetësuar dhe të depresionuar.

Ndër tjerash, ai iu ka bërë thirrje edhe rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter ta vështirësojnë procesin ku të rinjtë gënjejnë për moshën e tyre dhe krijojnë llogari para se t’i mbushin 13 vjet.

Për momentin besohet se 40% e fëmijëve mes moshave 8 dhe 11 posedojnë telefon të mençur, pavarësisht se ekspertët vazhdimisht tregojnë se kjo mund të jetë e dëmshme për ta.

Ndër brengat tjera që ndërlidhen me përdorimin e telefonit të mençur janë edhe problemet me gjumë dhe ulja e vetëbesimit. /Telegrafi/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.