Këshilla prindërimi nga Kate Middleton dhe Princi Williams
Princi William dhe bashkëshortja e tij, Dukesha Kate janë çifti që po shpërfillin shumë rregulla mbretërore kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve të tyre.
William dhe Kate kanë tre fëmijë, George, Charlotte dhe Louis. Nga fotografitë e publikuara ata duken përherë familja perfekte dhe këtu mund të merrni disa mësime shumë të vlefshme për kujdesin e fëmijeve nga William dhe Kate.
Fëmijët duhet të kalojnë shumë kohë me kushërinjtë e tyre – Princi George dhe Princesha Charlotte takohen shumë shpesh me kushërinjtë e tyre, Savannah dhe Isla Phillips.
Të qëndruarit jashtë është më e mira – Kate ka thënë se i shijon shumë momentet e thjeshta familjare si për shembull të luajturit jashtë me fëmjët.
Ata duan që fëmijët e tyre të jenë të kulturuar – Kate kujdeset që fëmijët të shkojnë shpesh në muze për të mësuar sa më shumë gjëra, për të cilat ata janë kuriozë.
Interneti është miku më i mirë i Kate – Ashtu si të gjitha nënat e reja edhe Kate përdor shpesh internetin për pasiguri të ndryshme. Më parë ajo përdorte një adresë anonime nëpërmjet së cilës bënte pyetje për fëmijët e saj në blogje të ndryshme, ku të gjitha nënat e interesuara jepnin dhe merrnin përgjigje./revistawho