Rekomandohet të bëhet gjumë në sasi më të mëdha se zakonisht përgjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, duke e pasur parasysh se lodhja është më e madhe kur ke edhe një fëmijë për të furnizuar me minerale nga trupi yt.
Shumë gra gjithashtu thonë se ndihen tejet të lodhura gjatë shtatëzanisë, sidomos gjatë tremujorit të parë dhe të tretë. Duke marrë parasysh kërkesat fizike dhe emocionale të shtatzënisë dhe prevalencën e çrregullimeve të gjumit midis grave shtatzëna, nuk është çudi një gjë e tillë, transmeton Gazeta Shneta.
Mund të përdorim jastekë për ndihmë?
Jastëkët e shtatzënisë janë një mënyrë e mirë për t’u ndjerë më rehatshëm në shtrat. Vendosja e një jastëku nën barkun tuaj dhe një tjetër jastëk në mes këmbëve tuaja mund të bëjë gjumin në krahë më të rehatshëm.
Këto gjëra të buta, çuditërisht mund të bëhen shoku më i mirë për një grua shtatzënë./Gazeta Shneta/