Këshilla rreth ushqimit për fëmijët 1-2 vjeç

2017-05-03 në ora 13:03

Fëmijët që sapo kapërcejnë vitin e parë të jetës fillojnë të lëvizin nga një dietë ushqimore prej foshnje në një dietë të ngjashme me tuajën. Detyra juaj është ta “prezantoni” me shije dhe forma të reja ushqimi. Preferencat në ushqim vendosen shumë shpejt, kështu që ndihmojeni fëmijën tuaj të zhvillojë shije për ushqime të shëndetshme, transmeton Shije.al.
Fëmijët e kësaj moshe kanë stomak të vogël, kështu që jepuni ushqime që janë plot me lëndë ushyqese, që të rriten të fortë dhe të shëndetshëm, ndërsa reduktoni në maksimum ëmbëlsirat dhe kaloritë boshe.
I vogli juaj do të vazhdojë të eksplorojë vetë-ushqyerjen, në fillim me gishta dhe më pas me pajisjet e kuzhinës rreth moshës 15-18 muajsh. Jepini mundësi fëmijës tuaj të praktikojë këto aftësi, por jepini një dorë, kur gjërat bëhen të vështira. Ndërsa aftësitë zhvillohen, zmbrapsuni dhe lërjani në dorë fëmijës tuaj.

Mbani mend: Ju vendosni se çfarë ushqimesh të shëndetshme t’i jepni në çdo vakt dhe fëmija vendos çfarë ushqimesh të hajë, sa shumë ose të mos e hajë fare.

Një fjalë për qumështin
Qumështi është një pjesë e rëndësishme e dietës së një fëmije 1-2 vjeç pasi përmban vitaminë D dhe kalcium, çka i ndërton kocka të forta. Pjesa më e madhe e fëmijëve nën moshën 2 vjeç duhet të pinë qumësht me yndyrë të plotë pasi është i domosdoshëm për rritjen normale dhe zhvillimin e trurit. Nëse fëmija ka probleme me mbipeshën, ka histori familjare për kolesterolin e lartë, problemet në zemër, doktorët rekomandojnë zëvendësimin e këtij qumështi me një qumësht me 2 për qind yndyrë. Flisni me doktorin tuaj para se të bëni një ndërrim të tillë.
Kur fëmija juaj mbush 2 vjeç, mund të bëni një zëvendësim me qumësht me pak yndyrë ose pa yndyrë
Mes moshës 12 dhe 18 muajsh është koha e duhur të bëni kalimin tek një kupë qumësht. Në vend që të hiqni të gjithë sasinë që i keni dhënë menjëherë, mund të filloni t’i eleminoni gradualisht nga oraret e ushqyerjes duke filluar me një vakt. Jepini një kupë qumësht me yndyrë të plotë pasi fëmija ka filluar të hajë vaktet e plota. Nëse ju i jepni qumësht gjiri, jepini një kupë dhe shmangni zakonin e shisheve.
Disa fëmijë nuk e pëlqejnë qumështin e lopës pasi ka shije të ndryshme nga ai i gjirit. Nëse është kështu, atëherë përziejeni qumështin e plotë me qumësht formule ose gjiri dhe gradualisht rregulloni përzierjen deri sa të bëhet 100 për qind qumësht lope.

Hekuri
Është shumë e rëndësishme të shihni mangësinë e hekurit pasi fëmija mbush 1 vjeç. Mund të ndikojë në zhvillimin e tij fizik, mendor, të sjelljes dhe mund të çojë edhe në anemi.

Si ta parandaloni mangësinë në hekur
Limitoni sasinë e qumështit të marrë në 480-720 ml në ditë. Shtoni ushqimet me shumicë hekuri si mishi, pula, peshku, bishtajoret dhe ushqimet e përforcuara me hekur. Vazhdoni t’i jepni drithëra të përforcuara me hekur deri sa fëmija juaj të jetë 18-24 muajsh.
Flisni me doktorin tuaj nëse jeni i shqetësuar pasi fëmija juaj po pi shumë qumësht apo nuk merr mjaftueshëm hekur, ose nëse mund t’i jepni suplemente hekuri.

Ushqimet për t’u shmangur
Që pas moshës 1 vjeç fëmija juaj duhet të konsumojë shumëllojshmëri ushqimesh. Vijoni të kontrolloni reaksionet alergjike pasi t’i jepni ushqime të reja. Jinni të vëmendshëm nëse fëmija mund të jetë në një rrezik të lartë për shkak të alergjive, sidomos nëse në familje keni pjesëtarë që vuajnë nga ky problem, ekzemat apo astmat. Flisni me doktorin nëse keni ndonjë shqetësim.
Shmangni ushqime që përbëjnë rrezik mbytjeje, si kokoshkat, karamelet e forta, hot dog-ët, perimet e pagatuara dhe frutat e fortë, të gjithë llojet e rrushit dhe arroret. Mbajeni nën vëzhgim të voglin tuaj gjatë gjithë kohës që ushqehet.

Sa shumë duhet të hajë fëmija im?
Jepini fëmijës tre vakte dhe 2 ose 3 mesvakte të shëndetshme në ditë, por mos harroni që për fëmijët e kësaj moshe është e zakonshme të kapërcehen vaktet. Lejimi i të vegjëlve që të mos hanë një vakt përbën shqetësim për prindërit, por fëmijët duhet t’u përgjigjen nevojave të tyre, kur ndjehen të ngopur apo nuk e pëlqejnë një ushqim të caktuar. Mos e shtyni ushqimin drejt gojës së një fëmije i cili nuk është i uritur, por nuk duhen lejuar që të hajë sipas dëshirës përgjatë gjithë ditës gjithashtu.
Mbani një rregull të caktuar të vakteve dhe mesvakteve kështu që fëmija juaj do të jetë në pritshmëri të ushqimeve që jepen gjatë ditës.