Koronavirusi i cili për herë të parë u shfaq në Kinë në dhjetor të vitit 2019, arriti të prek vendet evropiane kështu duke rezultuar në një pandemi.
Në këtë situatë, nuk mungon paniku dhe shqetësimet, mirëpo nëse ndiqen me kujdes udhëzimet nga zyrtarët shëndetësor si praktikimi i higjenës së mirë të duarve, duke minimizuar kontaktin me njerëzit që janë të sëmurë dhe duke ndërmerrë hapa të tjerë për të ndihmuar në menaxhimin e rrezikut të infeksionit mund të evitohet shkruan healthline, transmeton GazetaShneta.
Me kujdes, ndiqni këshillat e nevojshme:
Kufizoni ekspozimin ndaj personave të sëmurë
Kufizimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut tuaj për kontraktimin e një infeksioni respirator, siç është COVID-19 ose gripi.
Praktikoni higjenën e mirë të duarve
Praktikimi i higjenës së mirë të duarve gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e rrezikut tuaj për kontraktimin e një infeksioni të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera ngjitëse gjatë udhëtimit.
“Larja e duarve është masa e vetme më e rëndësishme e kontrollit të infeksionit,” tha Morledge për Healthline.
“Shmangni prekjen e gojës, syve dhe hundës me duar të palara ose me doreza,” këshilloi ai.
Në veçanti, ai inkurajon udhëtarët të lajnë duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda pasi të ndihmojnë ose prekin këdo që është i sëmurë.
Njoftoni njerëzit nëse jeni i/e sëmurë
Nëse zhvilloni simptoma të një sëmundje të frymëmarrjes ose ndonjë sëmundje tjetër është e rëndësishme të mbani distancën tuaj nga udhëtarët e tjerë nëse është e mundur./GazetaShneta/