Qeveritë tani po u bëjnë thirrje qytetarëve që të veshin maska për fytyrë në trasportet publike dhe në disa dyqane ku distancimi social nuk është i mundur.
Gjithashtu ata këshillojnë njerëzit që të vazhdojnë të lajnë duart, të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe të udhëtojnë me çikletë ose të ecin, transmeton Gazeta Shneta.
Mbani distancën
Infektologët paralajmërojnë se sasia e kohës që kaloni në kontakt të ngushtë me dikë është një tjetër faktor kryesor rreziku.
Gjithashtu, gjëja kryesore është të mos jesh shumë afër njerëzve për më shumë se një kohë të shkurtër.
Mbajini duart dhe fytyrën tuaj të pastërta
Mbani duart dhe fytyrën tuaj sa më të pastërta që është e mundur. Përdorni alkool jashtë shtëpisë, veçanërisht kur hyni në një ndërtesë dhe pasi të keni pasur kontakt me sipërfaqet.
Kaloni më pak kohë me njerëzit në punë
Pasiqë shumica po kthehen në vendet e tyre të punës është e rëndësishme që të mos qëndroni shumë persona së bashku. /GazetaShneta/