Shkruan: Dr. Aida Kumnova, European Clinic Kosova
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shumë nga ju nëna shtatzëne keni mëdyshje në lidhje me benefitet e agjërimit dhe lejimit të abstenimit nga ushqimi dhe pijet gjatë kësaj kohe.
Nëse do i referohemi, gjendjes kryesore, se agjërimi a do mund ta dëmtoj bebin e juaj në zhvillim, këtë thënë troç, nuk kemi përgjigje të qartë.
Kjo pasiqë, kemi gra të cilat kanë agjëruar gjatë shtatzënisë me vite, dhe kanë fëmijë të shëndetshëm. Ndërsa nga ana tjetër, një hulumtim i gjetur në fushën shkencore ka paralajmëruar gratë për disa rreziqe.
Studimet e gjetura kanë treguar që gjatë tremujorit të parë, agjërimi mund të rezultojë në peshë të ulët të lindjes tek foshnjat, por ndryshimi është margjinal.
Sidoqoftë, rekomandohet që këshillat të kërkohen nga mjeku juaj përpara se të agjëroni në fazat e hershme të shtatzënisë, pasi secili rast ka specifika individuale.
Tremujori i tretë është ajo periudhë e shtatzënisë kur fëmija shfaq rritje të shpejtë. Gjatë kësaj periudhe foshnja ka nevojë për më shumë ushqim dhe sasi më të mëdha të mineraleve dhe vitaminave për të mbajtur rritjen e përshpejtuar.
Disa studime sugjerojnë që përveç efekteve të mundshme negative në shpejtësinë e rritjes, agjërimi gjatë shtatzënisë në tremujorin e tretë është përgjithësisht i sigurt.
Efektet e agjërimit gjatë shtatzënisë
Agjërimi gjatë shtatzënisë mund të ketë disa efekte, ku prej tyre disa janë efekte afatshkurtra dhe do të largohen me kohën, ndërsa të tjerat mund të kenë pasoja afatgjate.
Këtu janë disa nga efektet e mundshme të agjërimit:
-Lidhur me probabilitetin e lindjes së parakohshme në raste të rralla.
-Rrit mundësinë e dehidrimit nëse nuk keni konsum të ujit ose lëngjeve.
-Agjërimi mund të rezultojë në peshë të ulët të lindjes.
-Foshnja dhe nëna mund të privohen nga ushqimi thelbësor.
Këshilla për agjërim të sigurt
Nëse vendosni të shkoni përpara dhe të vazhdoni një agjërim gjatë shtatzënisë, këtu janë disa këshilla që të jeni më të shëndetshme përgjatë muajit Ramazan:
-Sigurohuni që të hani shëndetshëm përpara se të filloni agjërimin tuaj.
-Shmangni aktivitetin fizik gjatë periudhës së agjërimit e cila mund t’ju lërë të lodhur.
– Hidratohuni mirë përpara se të agjëroni;
-Prishni agjërimin shpejt nëse ndjeheni shumë të dobëta.
-Shmangni situatat stresuese;
Ndërsa ekzistojnë disa masa paraprake që duhet të merren gjatë agjërimit në shtatëzëni, ekzistojnë edhe disa shenja paralajmëruese për t’u kujdesur. Këto përfshijnë si më poshtë:
-Nëse nuk po shtoni peshë ose nuk jeni duke humbur peshë;
-Frekuenca e zvogëluar e urinimit;
-Nëse keni vjellje;
-Dhimbje koke, dhimbje në pjesë të tjera të trupit dhe ethe janë shenja paralajmëruese të cilat nuk duhet të injorohen.
-Urinë me erë të fortë me ngjyrë të errët mund të jetë një shenjë e dehidrimit dhe mund të shkaktojë infeksion të traktit urinar.
Andaj, duke pasur parasysh tërë këta faktor, bashkëpunimi midis profesionistëve shëndetësore dhe rekomandimeve të tyre të vazhduara përgjatë muajit të Ramazanit është i pashmangshëm.
Vlen të theksohet se për fund, roli i nutricistëve mund të jetë jetik, pasi dieta ushqyese e marr gjatë vakteve të përcaktuara duhet të jetë e lartë me vlera ushqyese si kalori, minerale dhe vitamina. /Gazeta Shneta/
Lexo edhe:
Çfarë efekte sjell tek gratë shtatzëna COVID-19, këshilla nga Dr. Aida