Gjinekologia nga Gjakova Aida Kumnova thotë se si profesioniste është përgjegjëse për mbarëvajtjen e një shtatzënie, por megjithatë nuk mund t’i vërejnë të gjitha komplikimet apo çrregullimet e mundshme tek fryti në barkun e nënës.
“Ne si gjinekolog jemi përgjegjës për mbarëvajtjen e një shtatzënie por është shumë problem ose e pamundur të vërejmë problemet gjenetike dhe kromozomale të frytit intrauterin”, ka deklaruar mjekja, shkruan Gazeta Shneta.
Prandaj Kumnova thotë se është e preferuar për çiftet që presin të bëhen prindër, të kryejnë Testin NIFTY, i cili është fare i thjesht dhe me rezultate të sakta për çrregullimet e mundshme kromozomale.
“NIFTY është test jo invaziv prenatal i cili i ofron pacientes të dhëna për gjendjen gjenetike dhe kromozomale të frytit prej javës së 10-të. Testi është i shpejt dhe shumë i thjesht, mjafton të merret gjaku venoz 10ml dhe pas 7 deri 8 dite rezultati është i gatshëm”, ka treguar gjinekologia Kumnova.
“Me ultratrtingul profesional mund të vërejmë problemet morfologjike të frytit kurse me NIFTY problemet korozomale dhe gjenetike dhe e plotësojmë një përcjellje të shtatzënisë që të lind një fëmijë i shendosh”, ka shtuar ajo.
Kumnova thekson se Testi NIFTY është i preferuar për të gjitha moshat e grave pasi siç ka përmendur ajo, ka raste kur edhe nënat e moshave të reja si ato 18-vjeçare mund të kenë fëmijë me probleme gjenetike ose kromozomale, prandaj preferohet që testin ta bëjnë të gjitha nënat shtatzëna.
“Në punimet shkencore të J Hum Genet tregohet se fëmijët që kanë lindur me Sindromin Down, mosha mesatare e nënave është 30.3 vjeçare, që do të thotë se është moshë e re dhe prandaj Testi NIFTY preferohet të bëhet edhe në moshat e reja”.
Testi NIFTY zbulon trisomitë: Sindromin Down, Edwards, Patau; Aneuploditë kromozomale të kromozomit seksual si dhe Sindromet e Delecionit/duplikacionit. Kumnova thotë se siguria e testit është 99 për qind.
Gjinekologia nga European Clinic Kosova në Gjakovë thotë se shumë nëna që janë të rrezikuara të lindin fëmijë me çrregullime kromozomale, preferojnë menjëherë realizimin e këtij testi, dhe jo kryerjen e amniocintezes e cila është metodë invazive. /Gazeta Shneta/
Për Testin NIFTY mund të mësoni më shumë duke klikuar KËTU.
Testi që ia hoqi frikën nënës shtatzënë për shëndetin e bebes, flet gjinekologu Memli Morina