Këshillat më të mira për gjumin e foshjnave që nuk i keni dëgjuar ndonjëherë

2017-02-28 në ora 14:09

Mbani mend kur keni fjetur së fundi tetë orë të plota gjumë pandërprerë? Nëse keni fëmijë, sigurisht kjo gjë ju duket e panjohur tashmë. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të gjumit, më shumë se 69 % të fëmijëve të moshës 10 vjeçare e më poshtë kanë disa lloje të problemeve me gjumin.

Por, 31% të tjera, cili është sekreti? Në vazhdim po ju paraqesim disa strategji befasuese të gjumit që funksionojnë për mrekulli.

Vëjeni foshnjen në gjumë kur është e përgjumur, jo kur ska gjumë në sy

Kjo vlen zakonisht për nënat në gjidhënie, foshnjat kur janë në gjendje të përgjumur e kanë më lehtë të flenë.

Përpiquni mos ta shikoni foshnjen në sy

Disa foshnje shumë lehtë stimulohen. Një shikim i juaj i dashur mund ta rikthejë foshnjen nga përgjumja në lëvizje dhe kthjellje të mënjëhershme. Prindërit që kanë kontakt me sytë e foshnjave, kanë tendencë ti largojnë nga gjumi dhe ti motivojnë për zgjim.

Vëjeni në gjumë në ambient ku ska drita

Nëse dëshironi që foshnja të flejë, duhet të tentoni ti errësoni dritat dhe të krijoni një ambient të ngrohtë gjumi. Nëse foshnja juaj zgjohet gjatë natës, mos i ndezni dritat sepse i krijoni ndjesinë se duhet të zgjohet. Në vend të kësaj, lëreni ashtu në errësirë që të vazhdojë gjumin.

Mos e kontrolloni shpesh foshnjen gjatë gjumit

Kontrolli i herëpashershëm është në rregull, mirëpo nëse e monitoron shpesh foshnjen ka gjasa ta zgjoni nga gjumi. Andaj, mund te insertoni monitor apo ‘baby phone’ dh eta përcjellni gjendjen e tij nga jashtë.

Mos e teproni me ndërrimin e shpeshtë të pelenave

Rrezistoni mundimin për t’ja ndërruar pelenat sa herë që gjohet nga gjumi – ju do ta rizgjoni edh emë tepër. Në vend të kësaj, para gjumit vendosni foshnjes suaj një pelenë super rrezistente që absorbon lagështinë deri në maksimum dhe mund të rrini rehat.

Rregulloni temperaturën e dhomës

Temperatura e dhomës luan rol në komoditetin e foshnjes. Temperatura ideale e dhomës është mesatare dhe e rehatshme, e që është përafërsisht 24 gradë celzius. Para gjumit është mirë të pastrohet foshnja pasi dushi e bën të ndjehet mirë dhe në kontakt me temperaturën mesatare të dhomës e bën foshnjen që të flejë më shpejtë.

Zgjoni foshnjen çdo ditë në të njejtën kohë

Rutina e orarit të zgjimit nga gjumi është shumë e rëndësishme për foshnjen. Foshnjat duhet të zgjohen në të njejtën kohë çdo ditë, mos i krijoni orare të ndryshme të gjumit sepse kjo gjë ua prish ekuilibrin e gjumit të rregullt dhe të mirëfilltë.

Disa mite rreth gjumit:

Miti #1: foshnjat nuk kanë nevojë për orar të gjumit.

Miti #2: fëmijët mund të flenë gjatë tërë natës pa u zgjuar.

Miti #3: është në rregull ta leni foshnjen të flejë në luhatëse apo djep gjatë natës.

Miti #4: foshnjet që nuk flenë gjatë ditës, mund të flenë tërë natën.

Miti #5: disa foshnje kanë gjumë shumë të keq dhe të parehatshëm./femra.net