Dr. Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, ka deklaruar se nëse vazhdon situata e rëndë epidemike dhe injorimi i rekomandimeve, atëherë Kosova do të kolapsojë.
Berisha ka thënë se spitalet publike janë mbingarkuar dhe nuk do të mbajnë edhe shumë pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
“Nese secili prej nesh vazhdon te injoroj obligimin shoqnor ndaj shendetit te prinderve e femijeve tane, atehere do te kolapsojme. Po, po do te kolapsojme”, ka deklaruar Berisha.
Reagimi i tij i plotë:
Situata epidemike eshte e rende. Eshte shume e rende. Spitalet tona nuk do te mbajne edhe shume. Pacientet qe po shohim te shtrire tash koridoreve edhe pak edhe ata sdo mund ta kene mundesine te marrin as ndihmen adekuate per shkak te mbipopullimit.
Ne anen tjeter, eshte e dhimbshme nje fushate absurde prej injorantesh edhe e disa personave publike qe kane dal ne bregun tjeter dhe luftojne me pa ditunine e tyne masat qe shteti po perpiqet te imponoj.
Trajtimi inatcor i luftes ndaj Covid nga syri i bajraktarit te kasabase eshte veprim i ligsht e nencmues per gjithe kete perpjekje shoqnore.
Nese secili prej nesh vazhdon te injoroj obligimin shoqnor ndaj shendetit te prinderve e femijeve tane, atehere do te kolapsojme. Po, po do te kolapsojme!!