Për zgjedhjet në Odën e Mjekëve të Kosovës ka reaguar edhe Dr. Jusuf Ulaj, i cili së fundmi është emëruar këshilltar i kryeministrit për shëndetësi.
Ulaj në një koment të tij në postimin e deputetes së VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se moskandidimi i mjekëve kredibil në zgjedhjet për Kuvend dhe Kryetar të OMK-së, lë hapësirë për grupet joparimore, shkruan Gazeta Shneta.
“Thirrje e sinqerte dhe e rendesishme kolege e respektuar. Fati dhe suksesi i ODES si Institucion shume i rendesishem profesional i mjekeve te RKS varet nga ata qe na udheheqin dhe perfaqesojne. Prandaj, moskandidimi dhe mosinteresimi i mjekeve kredibil, lene mundesi te grupimeve joparimore. Profesionalizem para se gjithash”, ka shkruar Ulaj në komentin e tij.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, iu ka bërë thirrje mjekëve të mos lejojnë imponime në garën për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës.
“Mos e neglizhoni këtë proces dhe mos lejoni kolegë të nderuar, imponime nga kushdo qoftë, por në një garë që duhet të jetë e barabartë, garoni apo propozoni kolegë kredibilë, si përfaqësues tanë për të gjitha pozitat në Odën e Mjekëve të Kosovës”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/