Bebeja juaj është krejtësisht e varur nga përkujdesja juaj. Ju kujdeseni që ta ushqeni, ta mbani ngrohtë dhe gjërat e tjera çfarë ka nevojë.
Ndërsa kur fillon të qajnë zakonisht ato përdorin një mënyrë të komunikimit që ju të reagoni.
Në fillim është e vështirë të gjeni për çfarë arsye bebja juaj po qanë,por me kohën do të mësoheni.
Zakonisht bebet qajnë për shkak se ndihen të uritur, për ndrrim të pelenës, ka shumë ftohtë ose shumë nxehtë, apo dëshiron që ju ta mbani, pastaj që është e lodhur dhe ka nevojë të pushojë apo nuk ndihet mirë.
Pasi që të gjeni arsyen përse bebja juaj po qanë, atëherë ju duhet t’i plotësoni kërkesat e bebes tuaj që ajo të qetësohet.