Këngëtarja Shyhrete Behluli ka festuar për lindjen e nipit të saj.
Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli, organizoi një festë ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të estradës shqiptare.
Festa e organizuar në Prishtinë është bërë pasi ajo sërish është bërë gjyshe, pasi vajza e saj Njomza ka sjellë në jetë një djalë para pak javësh.
Në festë është krijuar një atmosferë e veçantë. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet duke vallëzuar Shyhretja bashkë me vajzat e saj për lindjen e nipit.
Ndërsa Shyhretja vallëzon, këngëtarja Shkurte Gashi shihet duke e mbajtur atmosferën në nivel pasi është përkujdesur për muzikën. /Gazeta Express