Kështu e ndryshon trupin e grave estrogjeni

2018-02-09 në ora 13:40

Estrogjeni është hormoni kryesor femëror që prodhohen në vezore, gjëndrat e adrenalinës dhe në çelizat yndyrore. Niveli i tij ndryshon gjatë çdo cikli menstrual por mungesa e tij apo teprica mund të shkaktojë pasoja të pakëndshme.

Niveli i lartë i estrogjenit është normale gjatë adoleshencës dhe shtatzënisë. Teprica e tij mund të shkaktojë ankth te gratë, shtim peshe dhe tumore të mundshme në vezore.

Niveli i ultë i estrogjenit është karakteristikë normale gjatë para-menopauzës dhe menopauzës. Ai e manifeston veten si pasojë e mungesës së ciklit menstrual, pika të nxehta, thatësirë vaginale dhe zvogëlon libidon.

Efektet negative të tij mund të largohen duke marrur suplimente ushqyese dhe terapi për rregullimin hormonal të përshkruara nga doktori juaj. / Gazta Shneta