Është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, derisa kohëve të fundit është larguar nga televizioni për t’u përkujdesur për dy vajzat e saj.
Bëhet fjalë për Kaltrina Mikushnica, e cila është bërë sërish nënë, derisa është komentuar mjaft shumë edhe për foshnjën e saj të dytë.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet më të bukura me ndjekësit e saj.
Derisa, ajo që së fundmi ka zgjuar interesimin e medieve është vajza e madhe, dhe mirëseardhja e ngrohtë që ajo i ka bërë motrës së vogël./Gazeta Shneta/