Një studim i ri sugjeron se stina e vitit në të cilën keni lindur ndikon shumë në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Studimi tregon se njerëzit që lindin verës, zakonisht janë më të shëndetshëm si foshnje dhe si të rritur.
Studimi ka përfshirë gjysëm milion pjesmarrës, duke konstatuar se fëmijët e lindur në Qershor, Korrik dhe Gusht janë më të trashë si foshnjë dhe më të gjatë si të rritur.
Autori i studimit shpjegon se studiuesit kanë gjetur ndikim të madh të muajit të lindjes në zhvillimin dhe shëndetin e njerëzve.
Shpjegimi i studimit mund të lidhet me ekspozimin më të madh të nënave ndaj rrezeve të diellit dhe vitaminës D gjatë verës, që mund të sjellë rezultate pozitive./femra.net/