Pamja nga maja Preikestolen në Norvegji aq sa është mahnitëse, është edhe marramendëse për ata që i frikësohen lartësive.
Ky vend është një nga më të vizituarit nga turistët në Norvegji. Një nga turistët, Fred Sirevag, kishte mbetur i shokuar kur shkoi aty, transmeton Gazeta Shneta.
Jo për shkak të lartësisë së shkëmbit, por për shkak të prindërve që kishin vendosur beben në cep të shkëmbit për t’i bërë fotografi.
“Ata e lanë fëmijën të zvarritej pranë buzës së shkëmbit dhe madje u larguan disa hapa, në mënyrë që ta fotografonin fëmijën. Mendoj se kjo ishte shumë frustruese sepse fëmija mund të kishte rënë. Shumë prindër të papërgjegjshëm”, ka deklaruar ai. /Gazeta Shneta/