Vajzat të cilat kanë televizor në dhomën e tyre, janë shumë më të rrezikuara sesa djemtë, të preken nga obeziteti.
Sipas një studimi të fundit, vajzat shtatë vjeçare janë më të rrezikuara nga mbipesha me 30 për qind, sesa fëmijët që nuk kanë TV, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Për djemtë rreziku është vlerësuar të jetë 20 për qind më i lartë, sipas studimit të Universitetit të Londrës.
Studimi ka përfshirë mbi 12 mijë e 500 fëmijë britanik dhe shumica prej tyre ishin shtatë vjeçar që kanë TV në dhomën e fjetjes.
Hulumtuesja Anja Heilmann ka deklaruar se mbipesha është duke u bërë një problem i madh në Britani të Madhe. /Gazeta Shneta/