Defektet e lindjes janë nje gjendje e zakonshme, ku në Shtetet e Bashkuara, një nga 33 foshnje lindin me një defekt.Kjo po ndodh të jetë si rezultat i mënyrës sesi fetusi zhvillohet në mitër.
Defektet e lindjes ndodhin gjersa fetusi është në zhvillim e sipër në mitër shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Këto defekte supozohet të ndikohen nga disa kimikate të quajtura teratogjene të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të tyre.
Gjatë 14 ditëve të para të shtatzënisë, teratogjentët ose nuk shkaktojnë defekte ose rezultojnë në një abort.
Mes 15 dhe 60 ditëve të shtatzënisë (tremujorit të parë), organet kryesore zhvillohen.Fetusi është ende i ndjeshëm ndaj efekteve të teratogjenëve dhe mund të rezultojnë defekte të rënda të lindjes.
Jo vetëm teratogjenët, por edhe gjentika luan një rol të posacëm.Për më tepër, një kombinim i këtyre dy faktorëve mund të shkaktojë dëme.
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar defektet e lindjes, megjithatë mbajtja e një jetesë të shëndetshme, duke përfshirë kontrollat e rregullta para dhe gjatë shtatzënisë, mund t’ju ndihmojnë të keni një fëmijë të shëndetshëm.
Mes tjerash, ekzistojnë edhe disa rruga prej të cilave benefitet janë të shumta.
Shmangia e duhanit, alkoolit dhe marihuanës gjatë shtatzënisë është tejet e rëndësishme.Kjo për faktin se ato ndikojnë drejtpërsëdrejti në organet e fetusit, të cilat janë në zhvillim e sipër./GazetaShneta/