Përzgjedhja e emrit është një nga pjesët më të bukura dhe më sfiduese për prindërit gjatë kohës kur ata presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Vitet e fundit emrat më të shpeshtë në Kosovë janë Alea, Tuana, Erina, Sara, Suela, Anisa, ndërsa për djemtë Diar, Amar, Leart, Omber Ensar, Anuar, Noar, Dion, etj, shkruan Gazeta Shneta.
Por së fundmi dy çifte kanë habitur edhe zyrtarët e ofiçarisë në klinikën e Gjinekologjisë me emrat që i kanë pagëzuar fëmijët e tyre.
Nata dhe Rima, janë dy emrat më të veçantë që prindërit ua kanë vënë fëmijëve të tyre në muajin e fundit në Gjinekologji.
Ndërsa karakteristike është se disa prindër të tjerë i kanë emërtuar fëmijët e tyre edhe me emra tradicional si Faruk dhe Murat. /Gazeta Shneta/