Mendimi për të zgjeruar trungun familjar dhe ushqimi juaj janë vetëm dy faktorë që ndikojnë që ju të keni binjak apo më shumë.
Ndërsa gjithsejt janë 6 faktorë që rrisin gjasat që ju të keni binjak, shkruan MotherAndBaby, transmeton Gazeta Shneta.
1. Historia juaj e familjes
Po pra, historia e familjes nga ana e nënës luanë një rol të rëndësishëm nëse ju do të keni një apo më shumë fëmijë, e gjitha ka të bëjë me nënën sepse është ajo që prodhon vezoret, dhe varësisht familjes së saj mund të ketë ose jo binjak.
2. Stili i jetës suaj
Varësisht mënyrës së ushqyerjes, gratë që mbajnë dietë apo janë vegjetariane kanë më pak shance të kenë fëmijë binjak. Edhe pse mbani dietë ju mund të shtoni në tavolinën tuaj edhe një mori të ushqimeve të fertilitetit.Një tjetër mundësi mund të jetë edhe me anë të ilaçeve.
3. Numri i fëmijëve që keni
Edhe pse në shikim të parë duket si një parashikim, numri i fëmijëve që keni pasur tregon se sa keni mundësi të keni fëmijë binjak, sa më shumë fëmijë aq më të mëdha janë gjasat që të keni më shumë se një fëmijë.
4. Mosha e nënës
Zakonisht gratë që janë në të 30-tat ose 40-tat kanë më shumë mundësi të kenë binjak, kjo qëndron për shkak se çdo muaj prodhohet një vezë më shumë kështu që sa më e madhe të jetë mosha aq më shumë shance që të keni më shumë se një fëmijë.
5. Prejardhja juaj
Në Evropën Perëndimore një në 60 shtatëzani konsistojnë në binjak, dhe që kjo ndodh shumë më rrallë në vendet juglindore të Azisë. Përderisa në Nigeri një në 20 apo 30 shtatëzani janë me më shumë se një fëmijë.
6. Trajtimi i fertilitetit
Ndoshta pjesa më kryesore qëndron pikërisht tek trajtimi i fertilitetit që shton ose pakëson gjasat që ju të keni një ose më shumë fëmijë. Ndërsa sipas Dr. David me trajtimin më efikas të fertilitetit në Amerikë në vitet 1970-1980 numëri i rasteve të binjakëve u dyfishua. /Gazeta Shneta/