Gjinjtë e fryrë, nevoja e ngutshme për të urinuar, netët pa gjumë janë përvoja që gratë shtatzëna i njohin shumë mirë, por që meshkujt nuk e provojnë dot. Të paktën deri tani.
Por ç’ndodh kur tre baballarë bëhen 9 muajsh shtatzënë? Xhejzon Bremli, Stiv Hanson dhe Xhoni Bigins po zbulojnë se si është të kesh një fëmijë duke veshur uniforma për shtatzëna për të nderuar mamatë në ditën e Nënës në 15 mars.
Ndërsa shumë mama do të ishin të lumtura me një tufë lulesh, baballarët po veshin një kostum shtatzënie dhe e shkruajën gjithçka në një ditar në internet.
Stivi, 46 vjeç, i cili është i martuar me Ketin dhe ka një djalë 12 vjeç, të quajtur Saul, thotë: “Çdo ditë gjëra të tilla si veshja e kostumeve të shtatzanisë kthehen në një detyrë që duhet përmbushur patjetër”. Triot janë nga Anglia, por gjithë punën e bëjnë në Barcelonë. Ata i mbajnë këto kostume gjithë ditën dhe i heqin vetëm kur bëjnë dush.
Xhejzon, 44 vjeç, ngre pyetjen se përse gratë shtatzëna nuk përdorin karrige me rrota? “Unë kam një karrige me rrota në zyrën time dhe e konsideroj atë një bekim, mund të lëviz rehat me të nëpër zyrë për të arritur destinacionin e dëshiruar”, thotë ai. “Gjinjtë e mi, që në fillim u dukën si risi e pëlqyeshme, u shndërruan në bezdi. Më vareshin në krahë duke bërë që mos të më zinte gjumi gjithë natën.
Kjo nuk është e gjitha lojë dhe argëtim. “Barku fals” peshon 2,5 kile, sa pesha mesatare e një fëmije. Ai është projektuar për të vënë presion mbi fshikëz, stomak dhe mushkëri, të shkaktojë fryrje si dhe paaftësi për të gjetur pozicione të rehatshme.
“Për 3 ditë me radhë nuk vura gjumë në sy, – thotë Stivi, drejtori i kompanisë nga Doncaster.
“Gjinjtë e mi, që në fillim ishin të rehatshëm, u kthyen në problem. Ditën e tretë u detyrova të kërkoj ndihmë mjekësore, pasi ndihesha keq me shëndet”, thotë Xhoni, 45 vjeç, nga Surrei.
“Një ditë hapa xhaketën duke ekspozuar barkun dhe fillova t’i tregoja për shtatzaninë një gruaje që ndodhej mbrapa banakut. Prita një buzëqeshje, por ndodhi tjetër gjë. Ajo grua kishte përvojë, ndaj hapi një sirtar nga ku nxori një rrip elastik për t’u vendosur në bel dhe e la mbi banak. Pas disa minutash me barkun e ngjitur, munda të lëvizja përsëri me lehtësi”.
Pavarësisht sprovave dhe vuajtjeve, Stiv pranon se ndihet i lidhur tashmë me “fëmijën” e tij. Madje, ai i ka vendosur një emër, duke e quajtur Bump.
“Shpeshherë më ndodh të kap veten duke folur me të ndërkohë që e vizatoj”, shkruan Stiv në ditarin e tij. Përveç shkrimit të përvojave të tyre, baballarët ngarkuan edhe video në internet për të ndarë këto përvoja deri ditën e nënës kur ata do t’i heqin kostumet.
“Një respekt i madh për të gjitha nënat shtatzëna, për çdonjërën prej jush”, tha Stiv.