Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka punësuar dy kardiokirurgë të ri, pas dorëheqjes së Dr. Raif Çavollit dhe Dr. Arbër Kutllovcit.
Dr. Ramë Alaj dhe Dr. Kushtrim Shala janë punësuar me konkurs para pak ditësh në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, shkruan Gazeta Shneta.
Alaj ka kryer provimin specialistik në kardiokirurgji në dhjetor të vitit të kaluar, nën mentorimin e Dr. Raif Çavollit i cili dha dorëheqje më 27 dhjetor së bashku me Dr. Arbër Kutllovcin.
Kujtojmë se Çavolli dhe Kutllovci dhanë dorëheqje duke shprehur pakënaqësi me shefin e Kardiokirurgjisë Dr. Adem Grbolar. Ky i fundit u akuzua edhe nga një specializant për sulm fizik gjatë muajit janar. /Gazeta Shneta/