Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për formimin e një Komisioni Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj pandemisë Sars-CoV-02.
Sipas njoftimit të Qeverisë ky Komision ka për qëllim të shqyrtojë dhe informojë Qeverinë për çështje të caktuara në lidhje më SarS CoV2 – COVID-19 dhe të këshillojë dhe t’i propozojë Qeverisë ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për luftimin dhe përballje me SarS CoV2 – COVID-19.
Anëtarët e Komisionit Ekzekutiv, janë:
- Visar Berisha, Këshilltar i Kryeministrit, kryesues;
- Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve të Kosovës,
- Naser Rrustemi, Oda e Infermierëve të Kosovës,
- Fitim Havolli, Sindikata e Infermiereve të Kosovës,
- Blerim Kamberi, Oda e Stomatologëve të Kosovës,
- Arianit Jakupi, Oda e Farmacistëve të Kosovës,
- Naser Ramadani, Shoqata e Epidemiologëve të Kosovës,
- Lul Raka, Shoqata e Mikrobiologëve të Kosovës,
- Lindita Ajazaj Berisha, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK,
- Valbon Krasniqi, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK,
- Dukagjin Zogaj, Klinika e Alergologjisë QKUK-SHSKUK,
- Naser Syla, Qendra Emergjente QKUK-SHSKUK,
- Lulzim Emini, Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve të Kosovës,
- Burim Neziri, Instituti i Patofiziologjisë, Fakulteti i Mjekësisë,
- Rinë Limani Instituti i Patologjisë, Fakulteti i Mjekësisë,
- Burim Seferi, Kryqi i Kuq i Kosovës,
- Iliriana Bajraktari,
- Përfaqësues nga Shoqata e Pulmologëve të Kosovës,
- Përfaqësuesi nga Shoqata e Transfuziologëve të Kosovës,
- Përfaqësues nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë
- Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shëndetësisë në Komuna