Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë sqaruar faktorët kryesor të rrezikut ndaj infektimit me COVID-19, përfshirë lajmet më të fundit nëse burrat ose gratë kanë më shumë rrezik.
Shkencëtarët tani kanë lëshuar studimin më të madh deri më tani, duke analizuar të gjithë faktorët e rrezikut që ndikojnë rreth gjendjes me Covid shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
– Burrat kanë më shumë të ngjarë të preken më rëndë nga infeksioni sesa gratë, ndërsa pacientët më të vjetër gjithashtu janë më të rrezikuar.
– Pacientët me diabet të pakontrolluar ose astmë të rëndë ka më shumë të ngjarë t’ju rrezikohet jeta nga koronavirusi, zbuluan shkencëtarët.
– Ndërkohë, ata që vinin nga një sfond i privuar ishin gjithashtu më të rrezikuar nga virusi famëkeq.
Nëse mendoni se mund të keni koronavirus, është e rëndësishme që të izoloheni për të paktën dy javë.
Ju mund të jeni në rrezik të COVID-19 nëse keni një ethe të lartë, ose një kollë të re të vazhdueshme.
Gulçim, dhimbje koke dhe madje edhe skuqje të tëra kanë qenë të lidhura me infeksionin. /Gazeta Shneta/