Drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk ua lëshojnë rrugën për nga pasuria, politikanëve të vendit.
Prej tyre ka drejtorë me pasuria marramendëse, me para qindra mijëra euro në banka, me nga 3-4 vende pune, vetura të shtrenjta e shtëpi luksoze e vila, raporton Gazeta Shneta.
Drejtorët e klinikave kanë publikuar pasurinë e tyre në Agjencionin Kundër Korrupsion.
Dr. Elmi Olluri, drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, paguhet nga QKUK-ja 1100 euro, ndërsa nga spitali amerikan 4 mijë euro. Ai ka të ardhura poashtu edhe nga një lokal ku merr qira.
Më poshtë është pasuria e tij:
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Arber Tolaj, i merr 10 mijë e 595 euro në vit pagë në QKUK. Ai poashtu është anëtar i komisioneve mjekësore për ç’gjë paguhet 475 euro.
Nga puna private në ordinancë, Tolaj fiton 3 mijë euro në vit. 12 mijë e 587 euro i fiton nga biznesi me ekspertizën mjekësore. Ai punon edhe në spitalin privat “Kavaja”, ku paguhet 1705 euro në vit. Tolaj vozitë veturë në vlerë prej 17 mijë e 500 euro.
Kjo është pasuria e tij:
Dr. Nexhmi Hyseni drejtor në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, paguhet nga QKUK-ja me 1847 euro. Nga klinika private Kirurgjikos ai merr 362 euro. Hyseni merr qira dhe honorar nga Kolegji “Rezonanca”, në vlerë 2400 euro në muaj.
Kjo është pasuria e tij:
Një nga drejtorët më të pasur të QKUK-së, është edhe ai i Neurokirurgjisë, Dr. Arsim Morina.
Ai paguhet nga Universiteti i Prishtinës me 1470 euro në muaj. Në QKUK merr pagë prej 383 euro, ndërsa në Akademinë e Shkencave dhe Arteve ku është anëtar, shpërblehet me 1119 euro. Morina ka të ardhura edhe nga një lokal me qira në vlerë 600 euro.
Kjo është pasuria e tij:
Në listën e drejtorëve të pasur është edhe Nexhmedin Shala i Neurologjisë. Shala paguhet me 770 euro në QKUK, 350 në UP dhe 1500 në spitalin “Euromed”.
Pasuria e tij: