Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë pronarët e dy barnatoreve që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës

Lajme 17/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike e Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar me sukses një operacion në disa barnatore të Prishtinës. Pas këtij operacioni dy persona, pronarë të barnatoreve kanë përfunduar në pranga. Lokacioni ku është zhvilluar aksioni shtrihet në disa prej lagjeve të njohura të Prishtinës si Kodra e Trimave, Ulpiana, Bregu i Diellit e pjesa tjetër e njohur si “Xhamia e Llapit”, shkruan Insajderin.

Dy të arrestuarit siç mëson Insajderi janë Shkëlqim Isufi pronar i “Ivy Pharm” dhe Gzonit Salihaj pronar i “Salihaj Pharm”.

Insajderi ka mësuar se cak i aksionit të policisë kanë qenë dy njësitet e “Ivy Pharm”, në lagjen Kodra e Trimave e Breg të Diellit, “Salihaj Pharm” e barnatorja “Rexall”  në Ulpianë si dhe “Duropharm” tek Xhamia e Llapit.

Të njëjtit dyshohet se kanë shitur produkte farmaceutike (barna), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Siç bëhet me dije në njoftimin e policisë, gjithsej janë sekuestruar 598 lloje të produkteve.

Barnatoret sërish rrezikojnë jetën e qytetarëve me barna të kontrabanduara, arrestohen dy persona

Gjatë kontrollimit, Policia kishte kuptuar se barnat ilegale ishin vendosur në pjesë tjera të lokalit, sipas policisë në formë bunkeri.

“Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit)”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

Tutje bëhet me dije se gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion.

“Ekipet policore, inspektorët farmaceutik dhe ekipet nga dogana kanë bërë numërimin e llojit të produkteve të barnave nga ku ka rezultuar se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse”

Policia me aksion në disa barnatore në Prishtinë – zbulohen bunkerë me barna, arrestohen dy persona

Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në polici, janë shoqëruar dy persona të dyshuar, pronarë të barnatoreve, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatit të tyre mbrojtës, ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.

Artikulli paraprakIKSHPK: Cilësia e ujit në zonat e fshatit Marec e rrezikshme për shëndetin e banorëve
Artikulli i rradhës Konkurs për 35 infermierë, pesë mjekë dhe një asistent në Ferizaj

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.