Këtë gabim bëjnë prindërit kur fëmijët e tyre zihen me njëri-tjetrin

2018-01-11 në ora 19:20

Grindjet tek fëmijët janë mjaft të shpeshta, për shkak se ata zihen për gjëra krejt të vogëla. Por, kujdesi prindëror jo çdo herë është në nivel të duhur.

Ky është skenari më i njohur për shumë prindër, të cilët shpeshherë u duhet të marrin rolin e arbitrit në zënkat mes vëllezërve ose motrave. Por çfarë roli duhet të merrni në një situatë të tillë dhe a duhet të ndërhyni ?

Një studimi i fundit i udhëhequr nga Adam Grant, profesor i psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, ka arritur në konlukizonin se prindërit duhet të mënjanohen në situata të tilla dhe të ndërhyjnë vetëm nëse vënë re nëse fëmijët bëhen të dhunshëm apo thyejnë rregullat e vëllazërisë së mirë.

Sipas profesor Grant, fëmijët kanë nevojë të mësojnë që në moshë të vogël vlerat e debatit, lirisë së mendimit dhe shprehjes.

Sipas tij, kultura e debatit i ndihmon fëmijët të mësojnë si të mbrohen dhe t’ia dalin mbanë vetë. Përplasja e ideve të ndryshme ndihmon gjithashtu në formësimin e karakterit dhe të dalluarit  të një debate të vërtetë krahasur me një debat shterpë, sjellje që do t’i nevojiten edhe në një moshë më të rritur.

Herën tjetër, bëni mirë të mos arbitroni debatin mes fëmijëve tuaj, por t’i lini t’ia dalin mbanë vetë./livingal/