Këtë zbulim duhet ta dinë të gjitha nënat shtatzëna

2017-07-06 në ora 18:40

Bebet mund të mësojnë t’i njohin fytyrat e njerëzve ende sa janë në barkun e nënës, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se bebet e palindura reagojnë ndaj dritës në formë fytyre e cila vendoset përballë mitrës së nënës, ndërsa format e tjera nuk ngjallin reagim, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Duke përdorur ultrazë me kualitet të lartë katër-dimensional, shkencëtarët kanë parë se si fetusi e kthen kokën në momentin që i shfaqet drita në formë fytyre.

Profesori Vincent Reid nga Universiteti i Lancaster, ka thënë se ky zbulim provon njohuri të reja për zhvillimin e shikimit te fëmijët.

“Kemi zbuluar se fetusi mund të dallojë forma të ndryshme, duke preferuar të shohin veçanërisht fytyra”, ka shtuar ai.

Studimi i botuar në revistën ‘Current Biology’, tregoi se ky imazh i shfaqur përmes mitrës te foshnjat në muajin e tetë, i kanë kthyer kokat e tyre për ta parë atë. /Gazeta Shneta/