Sipas një studimi të ri, foshnjet që i ngjajnë të atit kur lindin janë më të shëndetshme se sa ato që marrin gjenet e mamasë.
Hulumtimi i kryer nga Solomon Polachek, Profesor i Kërkimeve Ekonomike në Universitetin Binghamton dhe Marlon Tracey nga Universiteti i Southern Illinois, kanë monitoruar 715 foshnje të sapolindura për të arritur në një përfundim të tillë.
Sociobiologjia evolucionare mbështet këtë teori, duke treguar se ngjashmëria e babait dhe fëmijës lidhet me mirëqenien e vogëlushit. Dr. Polachek shpjegoi më tej rezultatet e studimit duke thënë: “Ne gjejmë indikatorët e shëndetit të fëmijës, kur fëmija duket si babai.”
Përfundimet e studimit sugjerojnë se roli i figurës së babai në zhvillimin e fëmijës është edhe më i rëndësishëm se sa njerëzit mund të imagjinojnë.
Studimi shpreson të inkurajojë baballarët që të angazhohen më shumë në jetën e fëmijëve të tyre dhe të kuptojnë rolin kryesor që ata luajnë në rritjen dhe mirëqenien e tyre./Living/