Kur jeni duke u përpjekur të ngelni shtatëzënë, fekondimi in vitro (IVF) mund t’ju sjellë një hap më pranë për shtatëzanisë. Por më pas procesi mund t’iu duket i çuditshëm nëse nuk jeni të sigurt se çfarë do të ndodhë në ndëkohë.
Ja çfarë duhet të dini, madje edhe para vizitës së mjekut tuaj të parë.
IVF kërkon shumë kohë dhe punë
Për 10-12 ditë, ju do të merrni medikamente të pjellorisë për të stimuluar vezoret për të prodhuar vezë të shumëfishta. Këtë procec do ta bëni vetë. Gjatë asaj kohe, do të duhet të shkosh në vizita tek mjekut për gjakun dhe ultrazërin pothuajse çdo ditë. Sapo të bëhet faza e stimulimit, mjeku do të heqë vezët nga vezoret tuaja (nën anestezi të përgjithshme) dhe t’i kombinojë ato me spermatozoidët e partnerit tuaj në laborator. Tri deri në pesë ditë pas rikthimit të vezëve, një ose më shumë embrione do të vendosen përsëri në mitër (vezët që teprojnë mund të ruhen për të ardhmen). Dy javë më vonë, ju do të ktheheni tek mjeku për një test shtatzënie gjaku për të përcaktuar nëse IVF ka pasur efekt, shkruan Mom.me, përcjellë GazetaShneta.
Kontrolli i gjendjes shëndetësore
Arritja e një peshe të shëndetshme, kufizimi i konsumit të alkoolit dhe ndalimi i përdorimit të duhanit dhe përdorimit të substancave mund të përmirësojë ndjeshëm normat e suksesit të IVF. Gjithashtu, duhet të siguroheni që nuk keni presion të lartë të gjakut dhe se diabeti është nën kontroll para se të tentoni të mbeteni shtatzënë me metodën IVF.
Do të përjetoni efekte anësore
Për shkak se në organizmin tuaj do të pompohen mijëra hormone, ndjeshmëria emocionale do të rritet. Do të përjetoni efekte anësore të vogla fizike siç janë presioni, ngërçi në zonën e legenit, butësia e gjirit dhe siklet nga injeksione të fertilitetit. Gjithashtu, mund të vëreni një shtim në peshë, dhimbje të forta ose ënjtje në bark, marramendje, gulçim, përzierje dhe të vjella. Megjithatë, nëse i përjetoni këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun.
Ju mund të keni mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë
Nëse cikli IVF përfshin ekzaminimin gjenetik të para-implantimit, i cili paraqet embrionet për defektet kromozomale, një pjesë e raportit të kromozomeve përfshin seksin e embrioneve. Në SHBA, disa klinika ju lejojnë të zgjedhni gjininë që preferoni të implantoni, ndërsa të tjerët fokusohen që vetëm të transferojnë embrionin më cilësinë më të mirë.
Ekzistojnë komplikime të lehta gjatë lindjes
Duke pasur më shumë se një embrion të futur gjatë IVF, kjo rrit shanset për t’u mbetur shtatzënë jo vetëm me një vezë gjë që rrit rrezikun e lindjes së parakohshme. Për të zvogëluar këtë rrezik rekomandohet që paraprakisht të shqyrtoni gjenetikën e embrioneve dhe pastaj të kesh vetëm një të transferuar në mitër. Bebet e lindur nga IVF gjithashtu janë rreth 1-2% më pranë rrezikut të defekteve të lindjes sesa lindjet e zakonshme.
IVF nuk ju garanton shtatëzaninë
Për fat të keq, IVF nuk ka efekt tek të gjithë. Disa njerëz mbeten shtatzënë herën e parë, të tjerat duhet ta përsërisin procesin një ose dy here, dhe disa çifte nuk janë të suksesshëm edhe pas shumë përpjekjeve. Nëse IVF është e suksesshme varet kryesisht nga mosha jua. Sipas të dhënave më të fundit nga Shoqata për Teknologjinë Riprodhuese të Ndihmuar (SART), IVF kishte efekt tek gratë nën moshën 35 vjeare për 48%, kurse për ato mbi moshën 42 vjeç shanset arrinin vetëm 3%. /GazetaShneta/