Thuaji vajzës:
1) “Askush nuk lejohet të të godasë ose të të bëjë të ndihesh e pavlerë dhe e pafuqishme”.
2) “Nuk ka problem të luash me trena, makina e motora të mëdhenj!”
3) “Mund të luash futboll apo të marrësh pjesë në mundje njësoj si vëllai jot”.
4) “Edhe ti mund të bëhesh drejtuese e një kompanie ose ministre në të ardhmen”.
5) “Jeta ka shumë më tepër ngjarje sesa takimi me princin e kaltër”.
6) “Lejohet të thuash Jo”.
Thuaji djalit:
1) “Nuk ka problem të qani dhe të shprehni emocionet pozitive”.
2) “Nuk ka problem të të pëlqejnë lulet, ngjyrat e shndritshme dhe kafshët”.
3) “Nuk mund të zgjidhësh kurrë problemet me dhunë”.
4) “Kukullat nuk janë vetëm për vajzat”.
5) “Respekto të tjerët kur thonë, Jo “.
Po nëse fëmija juaj është pre e bullizmit?
Tregojini fëmijëve se bashkëmoshatarët e tyre nuk janë në pozita për t’i gjykuar. Shpjegojini se nëse diçka e tillë ndodh, problemi janë fëmijët që abuzojnë e tallin, jo viktimat. Gjithashtu, inkurajoni fëmijën tuaj që të bëjë më shumë miq. Ju mund ta ndihmoni duke organizuar aktivitete jashtë shkollore /Gazeta Shneta/