Këto gabime bëjnë prindërit me gjumin e foshnjave

2018-01-13 në ora 12:58

Duke pasur vështirësi që ta qetësoni beben tuaj, sidomos gjatë pjesës së gjumit, shumë prindër bëjnë këto gabime me bebet.

Më poshtë ju sjellim disa prej veprimeve që zakonisht bëjnë prindërit:

-Nuk kanë një orar të gjumit të foshnjës, prindërit që  kapërcejnë rutinën e gjumit bëjnë që foshnjat të mos kenë dëshirë të bien në gjumë.

-Kalimi nga krevati fëmijësh në krevat më të madh,  ky ndërrim i vendit është prej gabimeve më të shpeshta të prindërve, transmeton Gazeta Shneta.

Prandaj, duhet që ngadalë të lëvizni foshnjën nga një vend në vendin tjetër.

-Vënia e tij për të fjetur kudo që jeni, askush nuk dëshiron të jetë skllav i një orari të gjumit, por është gabim që sapo të ndaleni në ndonjë vend foshnja të bie në gjumë.

-Qëndrimi deri vonë, duke shpresuar se do të flenë, duhet të ketë një orar që fëmijët të mos rrijnë zgjuar deri në mëngjes./Gazeta Shneta/