Pikë së pari, gjërat të cilat janë të dorës së dytë nuk rekomandohen as për të rriturit, e aq më pak për fëmijët.
Prandaj, sipas një hulumtimi të realizuar nga ‘’British Madical Journal’’, ekspertët gjetën të dhëna se shtrati i bebes asnjëherë nuk duhet të blihet i përdorur.
Kjo për shkak se dyfishon rrezikun nga vdekja në gjumë. Prandaj duhet të keni kujdes nga këto produkte.
Biberonët, çuçot dhe lodrat e dhëmbëve
Të gjitha këto produkte janë relativisht me kosto jo shumë të larta. Blerja e këtyre produkteve të “dorës së dytë” dhe për më tepër jo në pikat e përshtatshme për shitjen e tyre nuk rekomandohet.
E njëjta gjë edhe për ato që nuk janë në paketimin e tyre origjinal. Gjithashtu është mirë që çdo fëmijë këto produkte t’i ketë personale por nëse produktet e njërit, mund t’ja përdorni edhe fëmijës tjetër, të paktën duhet t’i sterilizoni dhe t’i ndryshoni kokën./pernenat/