Muajt e parë të lindjes mund të jenë një cikël i thjeshtë i gjumit dhe ngrënies, por këto janë me rëndësi shumë të madhe për nënën.
Shqetësimet e menjëhershme të nënës mund të jenë të ushqyerit, pasi ajo lufton me pozicionet e qumështit e gjirit duke u kujdesur që bebes të mos i mungojë asgjë.
Në rast se bebja juaj vuan nga kapsllëku, atëherë mund të përdorni ndonjë xhel me anestezion topike, për të lehtësuar foshnjën, por patjetër duhet që së pari të konsultoheni me një pediatër.
Gabimi më i zakonshëm që bëjnë prindërit është që supozojnë se fëmija i tyre duhet të ketë një rutinë të rregullt të nevojës, ashtu sic kanë të rriturit.
Lëvizjet e zorrëve mund të ndryshojnë nga tri herë në ditë deri në një herë në ditë, gjë që natyrisht mund të ngatërrojë shumë prindërit, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica prej nesh kemi qenë dëshmitarë të shprehjeve të fytyrës së foshnjës, kur ata përpiqen që të dalin në nevojë fiziologjike, duke krijuar një reagim.
Ky është një proces natyror, por nëse foshnja bënë lëvizjet sikurse të rriturit në banjë, atëherë kjo nuk nënkupton që vuan nga kapsllëku.
Para se t’i jepni diçka foshnjës suaj në raste të daljes në nevojë fiziologjike, konsultohuni njëherë me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/