Këto gjëra për infeksionet urinare gjatë shtatzënisë, duhet t’i dini gjithsesi!

2017-05-17 në ora 13:06

Ashtu si çdo infeksion tjetër në shtatëzani, edhe infeksioni urinar është shumë i shpeshtë. Gruaja shtatëzanë duhet të kryejë disa analiza me anën e të cilave mjeku gjinekolog do të diagnostikojë problemin dhe më pas do të përshkruajë një kurë me antibiotikë.

Infeksioni urinar duhet patjetër të trajtohet, pasi në të kundërt mund të shkaktojë infeksion në veshkë. Veshkat janë organet në të cilat prodhohet urina. Më pas, ajo del jashtë në mënyrë të vullnetshme nëpërmjet kanalit të uretrës. Si shkaktohen infeksionet urinare?
Në më të shumtën e rasteve infeksionet urinare shkaktohen nga disa mikrobe të cilat vijnë nga zorrët. Ato “migrojnë” nga anusi drejt uretrës dhe fshikëzës së urinës, për t’u futur më pas në sistemin urinar. Pasi ato janë futur shumohen dhe infektojnë mukozën e organeve që marrin pjesë në procesin e urinimit. Uretra ( kanali nëpërmjet të cilit urina del jashtë ) tek femrat është më e shkurtër dhe për këtë arsye infeksionet urinare janë më të shpeshta se tek meshkujt. Por, cfarë ndodh gjatë shtatëzanisë? Pse infeksionet janë edhe më të shpeshta? E gjithë kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve të cilat ulin fluksin e urinimit të gruas.

Si ndikon infeksioni urinar në shtatëzani? Infeksionet urinare duhet të trajtohen me medikamentet e duhura gjatë shtatëzanisë, kjo jo vetëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit në veshka, por për të shmangur probleme edhe më të mëdha. Por, cfarë janë këto probleme? Infeksionet urinare gjatë shtatëzanisë, në disa raste shkaktojnë kontraktime në uterus ( mitër ), dhe për pasojë shtatëzania do të përfundonte në abort ose në lindje të parakohshme të fëmijës.
Cilat janë simptomat? Infeksionet urinare i kemi disa llojesh dhe secili prej tyre ka simptomat e veta:

1. Infeksioni i fshikëzës së urinës, i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatëzanisë. Ai shoqërohet me djegie dhe dhimbje gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut;

2. Infeksioni i veshkave shfaqet më rrallë, por është më problematik. Ai shoqërohet me dhimbje të kurrizit gjatë urinimit, diarre, gjak në urinë;

3.Bakteria asimptomatike është një formë e lehtë e infeksionit, e cila nuk shfaq simptoma tek gruaja pavarësisht se bakteriet janë futur në sistemin urinar.
Si bëhet diagnostikimi Gruaja shtatëzane duhet të bëjë analizën e urinës në çdo tremujor dhe mbjelljen e urinës nëse në analizë evidentohen bakterie. Më pas ajo duhet t’i nënshtrohet trajtimit me antibiotik. Antibiotikët që luftojnë infeksionet urinare janë të shumtë dhe llojin që gruaja duhet të përdorë e specifikon mjeku pasi ka marrë në dorë analizat.

Marrja e këtij medikamenti nuk është e dëmshme për bebin. Një medikament tjetër shoqërues që jepet nëse gruaja diagnostikohet me infeksion urinar është Buskopani, i cili qetëson dhimbjet. Po lëngjet? Pirja e një sasie të konsiderueshme lëngjesh, sidomos ujit do të kishte përfitime jo vetëm për shtatzëninë në përgjithësi, por edhe për infeksionin urinar në vecanti./Arbresh.info/