Ndjenja kur foshnja lëviz gjatë shtatzënisë është një prej momenteve më të bukura gjatë kësaj periudhe pasi është biseda direkte me të voglin tuaj.
-Një goditje mund të jetë një shenjë e mirë e zhvillimit të foshnjës së pa lindur, fillimet tregojnë se foshnja juaj është aktiv dhe ju e ndjeni këtë mjaft shumë. Zakonisht i ndjeni 10-12 goditje të fetusit dhe kjo nënkupton që ai është mirë.
-Bebet shkelmojnë po ashtu kur i prezanton me një mjedis të ri, pasi zhurma apo aroma e ushqimit e stimulojnë beben tuaj, dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
-Zakonisht goditjet e bebes janë nga ana e majtë, dhe kjo është diçka e mirë për shkak se ka qarkullim të gjakut më të mirë.
-Menjëherë pasi keni ngrënë foshnja juaj do të fillojë të shkelmojë, kjo është karakteristikë tipike për foshnjat e shëndetshme.
-Ndërsa nëse goditjet janë më të vogla mund të tregojnë një shqetësim për beben tuaj, fetusi në javët e fundit të shtatzënisë lëviz më pak.
Por, shqetësimi mund të jetë për shkak se foshnja mund të ketë probleme me oksigjenin, apo të rënies së nivelit të sheqerit tek nëna. /Gazeta Shneta/