Njerëzit që kanë motra janë në gjendje më të mirë shëndetësore sesa personat e tjerë.
Psikologët testuan mirëqenien emocionale të 571 personave të moshës 17 deri në 25 vjeç. Disa kishin vetëm motra ose vëllezër, ndërsa disa kishin që të dy.
Ata gjetën se ata që kishin të paktën një motër ishin më optimist, më pak të stresuar dhe më të mirë në përballimin e vështirësive të jetës, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesi Tony Cassidy, nga Universiteti i Ulsterit, tha: ‘Shpjegimi ynë për këtë është se prania e vajzave hap kanale të komunikimit dhe ofron një situatë shumë më shprehëse. Kjo gjë e bën personin përreth pozitiv.
‘Shprehja emocionale është thelbësore për shëndetin e mirë psikologjik dhe motra është ajo që e promovon një gjë të tillë në familje’./Gazeta Shneta/