Lindja cezariane përfshin lindjen përmes operacionit, i cili përmban në vete përfitime dhe rreziqe.Aktualisht, rreth një e treta e grave shtatzëna preferojnë lindjen cezariane sesa lindjen vaginale.
Lindja cezariane, ashtu sikurse edhe procedurat tjera kirurgjikale, përmban rreziqe shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Rreziqet e mundshme për nënën përfshijnë:
-Zvogëlim i funksionit të zorrëve: Zorra ndonjëherë ngadalësohet për disa ditë pas operacionit, duke rezultuar në fryrje dhe parehati.
-Humbje të gjakut: Humbja e gjakut mesatarisht është e shprehur rreth dy herë më shumë te lindja cezariane sesa te lindja vaginale.
-Rritje e rrezikut të placentës previa dhe accreta në shtatzënitë e ardhshme
-Infeksion: Infeksioni në mitër, organet e legenit apo veshka mund të komplikojë periudhën pas lindjes.
Në anën tjetër, rreziqet për foshnjen përfshijnë:
-Probleme me frymëmarrjen: Foshnjet e lindura përmes lindjes cezariane mund të kenë frymëmarrje të përshpejtuar në ditët e para.
-Rritja e rrezikut të zhvillimit të astmës te foshnjet
-Lëndimi i foshnjes: Edhe pse mund të jenë raste të rralla, mjeku juaj mund t’a lëndoj foshnjen gjatë prerjes së mitrës.Mirëpo, raste të tilla, mund të ndodhin edhe gjatë lindjes vaginale./GazetaShneta/